Deputeti në detyrë, Dashnor Sula, në një lidhje me skype me News24, komentoi sulmin ndaj televizionit, duke e quajtur atë një ngjarje të paprecedentë.
Sula theksoi se News24 është një dritare e rëndësishme informative, që pasqyron gjithmonë të vërtetën dhe tregon profesionalizëm, pavarësisht vështirësive.
“Vlerat e News24 janë të jashtëzakonshme. Është një media që informon shqiptarët me përgjegjësi. Inkurajoj që të ketë më shumë kurajo dhe vullnet për të sjellë informacione të sakta dhe të pasura,” – tha ai.
Deputeti shtoi se stafi i televizionit meriton vlerësim për punën dhe profesionalizmin, ndërsa nënvizoi rëndësinë e mbështetjes për media të pavarura.