Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 23-vjeçarin Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku.
Në seancën e zhvilluar prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.
I riu Norra që u përplas mbrëmjen e 24 gushtit me mjetin e dy motrave në aksin Delvinë-Sarandë, ishte duke lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar duke i dalë përballë mjetit të dy motrave. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku, 20 dhe 22 vjeçe, ndërruan jetë.
E plagosur mbeti edhe 24-vjeçarja Antonela Zhupa, e cila u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa 23-vjeçari, specialist në ministrinë e Brendshme, rezultoi se ishte i dehur në timon.