Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kallm i Vogël, Fier. Një automjet tip “Fuoristradë” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit, 63 vjeç, ka humbur jetën. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se ai mund të ketë pësuar atak kardiak.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.