Demokrati Luçiano Boçi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji.
Përmes një reagimi publik, Boçi thotë se largimi nga jeta i gazetarit të mirënjohur ka lëlë një boshllëk të dukshëm, jo vetëm të një figure të njohur televizive, por dhe boshllëkun e një inteligjence të mprehtë që e shihte median jo si skenë cirku, por si arenë për t’u lexuar dhe zbërthyer.
“Largimi i tij nuk është thjesht largimi i një gazetari të njohur. Është shuarja e një zëri që dinte të vallëzonte me fjalën, dinte të vendoste atë aty ku të tjerët vendosnin zhurmën e me të, të depërtonte sipërfaqen e sheshtë të gjuhës. Zheji ishte njëherazi analist, polemist, publicist, por mbi të gjitha një bohem i lirisë profesionale, drejtimi i së cilës shpesh nuk i interesonte”, shprehet ndër të tjera demokrati.
Reagimi i plotë
Artur Zheji vendosi ta ndërpresë udhëtimin e jetës, rrëmbyeshëm e krejt papritur.
Largimi i tij nuk është thjesht largimi i një gazetari të njohur.
Është shuarja e një zëri që dinte të vallëzonte me fjalën, dinte të vendoste atë aty ku të tjerët vendosnin zhurmën e me të, të depërtonte sipërfaqen e sheshtë të gjuhës.
Zheji ishte njëherazi analist, polemist, publicist, por mbi të gjitha një bohem i lirisë profesionale, drejtimi i së cilës shpesh nuk i interesonte. I pranueshmëm dhe në kundërshti, falë aftësisë për të parashtruar ai mbetet një zë origjinal.
Largimi i tij nga jeta na lë një boshllëk të dukshëm, jo vetëm të një figure të njohur televizive, por dhe boshllëkun e një inteligjence të mprehtë që e shihte median jo si skenë cirku, por si arenë për t’u lexuar dhe zbërthyer.
Në analizat e tij kishte një një dozë ironie, shpesh therëse, por edhe një shkëndijë shprese, se fjala e mendimi janë promotorë të shpresës dhe se ende kanë vlerë.
U prehsh në paqe mik!