Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji.
Përmes një reagimi publik, Spiropali e përshkruan Zhejin si një figurë të veçantë të medias shqiptare, një penë të mprehtë dhe të talentuar që do t’i mungojë thellësisht publikut dhe debatit intelektual në vend.
“Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. Pusho në paqe, Artur!”, shkruan Spiropali në Facebook.
Artur Zheji ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte një nga figurat më të spikatura të gazetarisë, analizës politike dhe debatit publik në Shqipëri për më shumë se tre dekada.