Një grumbull trarësh druri pranë hekurudhës Fier–Vlorë, në afërsi të ish-stacionit, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Të alarmuar, banorët e zonës që jetojnë pranë vendngjarjes kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Aktualisht, dy mjete zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndersa shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar qytetin dhe zonat përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa banorët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme.