Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Hamallajt, Durrës. Viktima, një 28-vjeçar me iniciale L. R., ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 16:40 pas një konflikti për motive të dobëta. Autori i dyshuar është A. L., 44 vjeç, i cili ka qëlluar me pistoletë në drejtim të të riut dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Toyota Yaris”.
Forcat e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. Kontrollet po vijojnë në zonë dhe në disa ambiente ku dyshohet se mund të fshihet 44-vjeçari.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.