Një 61-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit në Goricë, pasi tentoi të fuste në Shqipëri një sasi nafte kontrabandë. Lënda djegëse ishte fshehur në një depozitë rezervë të automjetit që drejtonte.
Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për sezonin veror, efektivët e kaluan automjetin në vijën e dytë, ku zbuluan sasinë e naftës pa dokumentacion shoqërues. Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Desmon Xhialli, banues në fshatin Belortë.
Automjeti dhe nafta u sekuestruan si prova materiale. Ndaj 61-vjeçarit rëndon akuza për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”. Dosja i është referuar Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.