Kamerat e sigurisë në rrugë kanë regjistruar me çdo detaj të ekzekutimit të 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi në rrugën Michael Voda, në Agios Panteleimonas.
Sipas mediave greke, kamerat kanë filmuar autorin, një burrë me gjatësi mesatare, të veshur me rroba të errëta dhe me helmetë në kokë që mbërrin në vendngjarje me një motor.
Më pas ai ka parkuar motomjetin dhe ka pritur në këmbë objektivin e tij. Kur 47-vjeçari mbërriti, autori i krimit iu afrua dhe hapi zjarr. Një plumb nga pistoleta e goditi viktimën në gjoks.
Autori e tërhoqi këmbëzën për herë të dytë, por arma u bllokua. Në video shihet duke tërhequr këmbëzën dhe një fishek i ra në tokë, të cilin policia e gjeti së bashku me gëzhojën e zbrazët.
Menjëherë pas kësaj, personi i armatosur u zhduk me motorin që kishte përdorur për të arritur në zonë.