Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bilishtit, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën menjëherë sapo ka dalë nga një klinikë dentare.
Sipas të dhënave paraprake, viktima kishte shkuar për të bërë një mbushje dhëmbi, por sapo ka përfunduar trajtimin dhe ka dalë jashtë, është rrëzuar në tokë pa shenja jete.
Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të sqarojë nëse bëhet fjalë për ndonjë komplikacion shëndetësor apo ndonjë problem të lidhur me ndërhyrjen dentare.