Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në autostradën Egnatia në Greqi, ku një kamion përplasi dy automjete. Në njërën prej makinave ndodheshin katër shtetas shqiptarë, tre prej të cilëve humbën jetën në vend.
Viktimat janë:
• Viktor Bushi, 59 vjeç
• Klarenc Kacaj, 61 vjeç
• Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe
E plagosur rëndë:
• Mardalena Kaçaj, 49 vjeçe
Në makinën tjetër ndodheshin katër shtetas grekë nga Athina: një 36-vjeçar, një pasagjere 28-vjeçare dhe dy fëmijë të moshës 4 dhe 5 vjeç. Fatmirësisht, të gjithë pësuan vetëm plagë të lehta dhe u transportuan në spitalin e Komotinës.
Shoferi bullgar i kamionit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas përplasjes, një nga automjetet shpërtheu në flakë, ndërsa zjarri u përhap edhe në një zonë bujqësore pranë autostradës.