Reagimi i Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) i bën thirrje autoriteteve dhe kompanisë KAYO, të ndërprejnë menjëherë bllokadën e ndërtesës së Focus Media Group.
MFRR kërkon gjithashtu kthimin e menjëhershëm të pajisjeve profesionale të gazetarëve, në përputhje me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës.
“Çdo ditë ndërprerjeje përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias.Ne gjithashtu kërkojmë respekt për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve”, thuhet në postimin e MFRR në Facebook.
Reagimi i plotë
Reagimi i Shpejt për Lirinë e Medias (MFRR) kërkon menjëherë ndërprerjen e bllokadës së ndërtesës së Focus Media Group dhe kthimin e menjëhershëm të pajisjeve profesionale, në përputhje me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Çdo ditë ndërprerjeje përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias.
Ne gjithashtu kërkojmë respekt për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve.