Juristi Jordan Daci ka reaguar ashpër pas ndërhyrjes së forcave ushtarake në ambientet e Focus Media News dhe Panorama Group, duke e cilësuar aksionin si një akt vetëgjyqësie dhe ndërhyrje të papranueshme në një çështje që është ende në shqyrtim gjyqësor.
“Në rastin e News24, kemi të bëjmë me vetëgjyqësi. Çështja është në gjykatë, e vërteta është me Neës24. Ushtria e ka të ndaluar të marrë pjesë në çështjet e rendit,” deklaroi Daci në intervistën për News24.Juristi theksoi se gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar në mënyrë të paligjshme materiale të gazetarëve, duke kujtuar edhe një precedent të mëparshëm të vendosur nga Gjykata e Lartë:
“Ka një vendim të Gjykatës së Lartë në rastin e Elton Qynos, i cili garanton qartë privatësinë e materialeve të gazetarëve. Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave të medias.”
Sipas tij, situata mund të ishte trajtuar ndryshe:
“Mund të zgjidhej një mënyrë më humane dhe më e thjeshtë. Nuk duhej të ndodhte ndërprerja e menjëhershme e energjisë elektrike. Nuk ka arsye të veprohej me ashpërsi.”
Daci theksoi se ambientet e News24 nuk përbëjnë një zonë ushtarake dhe se forcat kishin mundësi të vepronin ndryshe:
“Te News24 nuk është zonë e mirëfilltë ushtarake. Mund të lejohej hyrja dhe në mënyrë të përkohshme, edhe në Shkozë. Ata kanë bërë gjithçka që gazetarët të mos hyjnë në ambientet e tyre.”
Juristi paralajmëroi se çdo dëm i shkaktuar ndaj televizionit do të kërkohet të shpërblehet plotësisht në rrugë ligjore:
“Asnjë dëm te News nuk do ikë pa u shpërblyer,” u shpreh ai.
Juristi Jordan Daci: Në rastin e News 24, kemi të bëjmë me vetëgjyqësi. Çështja është në gjykatë, e vërteta është me News 24. Ushtria e ka të ndaluar të marrë pjesë në çështjet e rendit. Nuk kishte pse të kishte dhunë. Ka pasur sekuestrime të paligjshme të materilave të gazetarëve, ka vendim të Gjykatës së Lartë në rastin e Elton Qynos, sepse garantohet privatësia e materialeve të gazetarëve. Mund të zgjidhej një mënyrë më humanë dhe më e thjeshtë. Nuk duhet të kishte ndodhur ndërprerja menjëhere e energjisë elektrike, nuk mund të veprohej ashpërsisht, mund të veprohej në mënyrë më qytetare dhe më ligjore.
Te News24, nuk është zone e mirfilltë ushtarake. Mund të lejohej hyrja dhe në mënyrë të përkohshme dhe në Shkozë. Ata kanë bërë çdo gjë që gazetarët mos hyjnë në ambientet e tyre. Asnjë dëm te News nuk do ikë pa u shpërblyer.