Në studion e “Koha për t’u zgjuar” në News24, eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, foli për mungesën e indeksimit me inflacionin, teksa bëri një përllogaritjet për pensionet që mund të përfundojnë zyrtarët e lartë.
Hoxha komentoi situatën aktuale të sistemit të pensioneve në Shqipëri, në kushtet kur në buxhetin e vitit 2025 nuk është parashikuar asnjë rritje apo indeksim për pensionistët.
Çdo vit legjislacioni shqiptar parashikon që pensioni duhet të indeksohet me inflacionin. Kjo nuk është bërë akoma për këtë vit, por shqetësuese është që në buxhetin e 2025-s nuk parashikohet asnjë rritje”, tha Hoxha.
Megjithatë, sipas tij, ekziston mundësia që një vendim qeverie të ndërhyjë përmes bonuseve të përkohshme ose trajtimeve të veçanta, por kjo mbetet e pasigurt.
Zoti Hoxha theksoi se rritja e pagave në sektorin publik apo atë të zyrtarëve të lartë ka ndikim të drejtpërdrejtë në përllogaritjen e pensioneve suplementare, pasi këto bazohen në pagat e viteve të fundit të punës.
Sa pension përfitojnë deputetët, kryeministri dhe presiden?
Eksperti solli në vëmendje edhe shembuj konkretë të pensioneve që përfitojnë disa nga zyrtarët më të lartë të shtetit:
Sipas ekspertit, deputetët që kanë mbajtur mandatin për vetëm 2 vite, përfitojnë një pension prej 610 mijë lekësh në muaj, pavarësisht pozicioneve të mëparshme të punës, Presidenti i Republikës përfiton një pension rreth 3.5 milionë lekë të vjetra në muaj, ndërsa kryeministri, nëse do të dilte në pension sot, do të përfitonte rreth 4 milionë lekë të vjetra në muaj.
Kujtim Hoxha: Çdo vit legjislacioni shqiptar parashikon që pensioni duhet të indeksohet me inflacionin. Kjo nuk është bërë akoma për këtë vit, por shqetësuese është që në buxhetin e vitit 2025 nuk është parashikuar asnjë rritje apo indeksim pensionesh.
Megjithatë mund të ndodhë me anë të një vendimi qeverie apo edhe trajtim në formën e bonuseve.
Duhet të theksohet edhe rëndësia e rritjes së pagës, kjo pasi çon menjëherë në rritjen e pensionit suplementar. Kjo pasi pensioni llogaritet me pagën e viteve të fundit. mNjë deputet, për 2 vjet që ushtroi detyrën marrin 610 mijë lekë, pavarësisht punës që kanë bërë më parë. Llogaris që Presidenti merr një pension 3.5 mln për shembull, kryeministri merr 4 milionë lekë pension nëse dalin në pension tani.
Sakaq Hoxha theksoi se asgjë nuk është e sigurt për pensionistët e thjeshtë, dhe se është urgjente të merren masa për të garantuar një indeksim të rregullt me inflacionin, sidomos në një periudhë me kosto në rritje të jetesës.