Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Moravë, Berat.
Sipas policisë, rreth orës 04:30, shtetasi O. C., 29 vjeç, ka humbur kontrollin mbi mjetin që drejtonte, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin, i cili humbi jetën në vend si pasojë e dëmtimeve të marra.
Ndërkohë, pasagjerja që ndodhej në automjet ka mbetur e plagosur, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.