Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Log.” Endri Xhafo ka komentuar situatën e krijuar me televizionin News24, duke theksuar se kontrata për përdorimin e godinës ku ata operojnë është e rinovuar ligjërisht.
Ai shpjegoi se të premten e kaluar është emetuar fatura për muajin, ndërkohë që ishte paguar edhe fatura për korrikun.
“Ligji shqiptar parashikon se në momentin që emetohet një faturë dhe arkëtohen paratë e saj, kontrata konsiderohet e rinovuar me të njëjtin afat si kontrata e firmosur më parë. Pra, pretendimet se kontrata ka mbaruar nuk kanë bazë ligjore”, deklaroi Xhafo.
Ai sqaroi gjithashtu se sa i përket godinës tjetër, ku gazetaret nuk kane akses, nuk ka asnjë pretendim dhe nuk bën pjesë në pronat e dhëna KAYO-s.
Endri Xhafo: Unë po them vetëm një detaj, që ditën e premte është emetuar fatura e gushtit, për godinën që jemi këtu. Ndërkohë që ishte paguar edhe korriku. Ligji shqiptar thotë që në momentin që ti emeton faturën dhe ti arkëton paratë e asaj fature, kontrata konsiderohet e rinovuar me të njëjtën afat si kontrata e firmosur. Pra argumentet se ju ka mbaruar kontrata nuk vlejnë nga ana ligjore. Ndërkohë për godinën tjetër që ne nuk aksesojmë dot, nuk ka asnjë pretendimi, pra nuk është pjesë e pronave të dhënë KAYO-s.