Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit vijon të jetë aktiv, por nuk janë shfaqur vatra të reja, ndërsa sipërfaqja e djegur është zgjeruar ndjeshëm.
Në terren ndodhen rreth 65 forca të zjarrfikëses së Kolonjës, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor, vullnetarë, si dhe trupa të ushtrisë nga reparti i Drenovës.
Ndërhyrja është kritike pasi një pjesë e zjarrit ka hyrë në zonën e mbrojtur të pyllit, duke rritur rrezikun për përhapje të mëtejshme.
Sipas autoriteteve, përpjekjet e sotme pritet të stabilizojnë situatën, ndërkohë që reshjet e parashikuara për sot ose nesër mund të ndihmojnë në izolimin e plotë të flakëve.