Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Malësi të Madhe. Rreth orës 03:25, në fshatin Gruemirë, është gjetur i pajetë në banesën e tij 81-vjeçari A. J.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari ka kryer vetëvrasje me armë gjahu. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.