Policia e Beratit ka arrestuar 5 persona si pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonin dhe shisnin kanabis në fshatin Jaupas të Skraparit. Një prej të arrestuarve është vëllai i kryetarit të fshatit, i cili është proceduar penalisht për shpërdorim detyre.
Të arrestuarit:
• Markos Qama, 25 vjeç, banues në Poliçan
• Serxho Hodo (Qama), 30 vjeç, vëllai i Markosit, banues në Poliçan
• Altin Zajmi, 41 vjeç, banues në fshatin Gostenckë, Skrapar
• Emiljano Kapllani, 33 vjeç, banues në Poliçan
• Sulejman Çelo, 28 vjeç, banues në Jaupas, Skrapar (vëllai i kryeplakut)
I proceduari në gjendje të lirë:
• S. Ç., 46 vjeç, kryetar i fshatit Jaupas, për shpërdorim detyre. Në banesën e tij u gjetën 3 krehra arme zjarri automatike, 3 koka të dyshuara me përmbajtje eksplozivi dhe tuba uji që dyshohet se furnizonin parcelën me kanabis.
Gjatë operacionit “Bashkëpunimi”, që u zhvillua nga DVP Berat, Forca e Posaçme Operacionale dhe Policia Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, u asgjësuan 122 bimë narkotike cannabis sativa dhe u sekuestruan:
• 1 armë gjahu çifte
• lëndë narkotike
• 7 celularë
• një shumë parash e dyshuar si përfituar nga aktiviteti kriminal
Janë kryer gjithsej 15 kontrolle banesash dhe ambientesh. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.