Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Alaska ka qenë e mbushur me mesazhe simbolike. Kur arriti në bazën Elmendorf-Richardson, limuzina e tij ruse Aurus ishte e pranishme në pistë, por Putin zgjodhi të hipte në makinën presidenciale amerikane të Donald Trump, të njohur si “Bisha”.
Ky veprim u perceptua si një sinjal i besimit dhe simpatizimit ndaj Trump, duke treguar se ai jo vetëm e beson homologun amerikan, por edhe e vlerëson atë.
Presidenti rus u shfaq gjithashtu me buzëqeshje, një ndryshim i dukshëm krahasuar me vitet e tensionuara midis dy vendeve.
Analistët e konsiderojnë këtë një hap strategjik të zgjuar, që mund të ndihmojë në krijimin e besimit midis negociatorëve dhe të ndikojë pozitivisht në takime.