Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot (15 gusht) në Dvoran të Korçës, ku një 27-vjeçar u plagos me thikë.
I plagosuri, A. Kodra, është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas mjekëve, ai ka marrë lëndime në pjesën poshtë shpatullës dhe në anën e zemrës, dhe po dërgohet për kontrolle më të specializuara për të përcaktuar nëse ka pësuar dëmtime serioze.
Autori i ngjarjes është identifikuar si Aleks Qiqi, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të sulmit.
Ngjarja
Mësohet se autori dhe i plagosuri, të cilët ndodheshin në të njëjtën tavolinë me disa persona të tjerë, filluan të “ngacmohen” me fjalë.
Pas debatit verbal, autori, Aleks Qiqi, është larguar për në banesë, ka marrë një thikë dhe është kthyer për të plagosur A. Kodrën.
Pas ngjarjes, personat e tjerë që ndodheshin në tavolinë kanë reaguar duke goditur fizikisht autorin, duke i shkaktuar dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën.