Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të kryhet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të posaçme.
Procesi nis me evidentimin e dëmeve nga Grupi i Konstatimit, i cili inventarizon dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe përgatit formularët me kostot financiare.
Më pas, bashkitë hartojnë listat e subjekteve të dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës.
Sipas Ramës pas vlerësimit financiar, përcaktohet kostoja e kompensimit, e cila do të mbulohet nga fondet e bashkive përmes fondit për mbrojtjen civile.
Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve♀️
Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare
Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile
KUJT HUMBI SHTËPINË DO T’IA RINDËRTOJMË FALAS dhe KUJT HUMBI KRERËT DO T’IA RIFINANCOJMË NJË MË NJË