Prej shtatë ditësh, gazetarët e News24 nuk janë lejuar të hyjnë në godinën e Panorama TV, pavarësisht se ekziston një kontratë qiraje që skadon në vitin 2033.
Gazetari Osman Stafa thote se shoqëria shtetërore “Kayo” ka deklaruar se nuk ka asnjë pretendim dhe nuk ka penguar hyrjen e gazetarëve, ndërsa Policia Ushtarake vazhdon të mos i lejojë të hyjnë në redaksitë e tyre, duke i pamundësuar daljen në transmetim.
“Pa asnjë arsye, pa asnjë shkak. Është e paprecedentë një situatë e tillë,” shkruan Stafa ne Facebook.
Ai e konsideroi mesazhin e OSBE-së si një “shuplakë të qartë” për ata që po shkelin lirinë e medias në Shqipëri.
“Kur një organizatë ndërkombëtare thotë se mosmarrëveshjet për pronën nuk mund të përdoren si justifikim për të mbyllur papritur transmetimet mediatike, është një paralajmërim i hapur se këtu po kryhet një akt censure. Ky nuk është vetëm një problem i News24, është një test për demokracinë dhe për respektimin e të drejtave themelore në vend,” u shpreh ai.
Reagimi i Osman Stafes
Edhe sot gazetarët e News24, prej 7 ditësh sot, nuk janë lejuar të hyjnë në godinën e Panorama Tv, ku për këtë ka një kontratë që skadon në 2033.
Shoqëria shtetërore “Kayo”, thotë se ne nuk kemi pretendime dhe s’i kemi penguar gazetarët të hyjnë në atë godinë. Ndërsa Policia Ushtarake nuk na lejon të hyjmë në redaksitë tona, që do na mundësonin të dilnim në transmetim. Pa asnjë arsye, pa asnjë shkak. Është e paprecedentë një situatë e tillë.
Nga ana tjetër, mesazhi i OSBE është një shuplakë e qartë për ata që po shkelin lirinë e medias në Shqipëri.
Kur një organizatë ndërkombëtare thotë se mosmarrëveshjet për pronën nuk mund të përdoren si justifikim për të mbyllur papritur transmetimet mediatike, është një paralajmërim i hapur se këtu po kryhet një akt censure.
Ky nuk është vetëm një problem i News24, është një test për demokracinë dhe për respektimin e të drejtave themelore në vend.