Edhe Prezenca e OSBE në Tiranë ka ndarë shqetësimin e saj në lidhje me ndërprerjen e punës së “Focus Media Group”, që prej 9 gushtit, kur Policia dhe Ushtria rrethuan godinën.
Prezenca e OSBE ka rishpërndarë në X një postim të Zyrës e Përfaqësuesit për Lirinë e Medias pranë OSBE, që së thekson se mosmarrëveshjet pronësore dhe tregtare nuk duhet të çojnë në ndërprerje të menjëhershme të transmetimit të mediave.
“Situata që lidhet me ndërprerjen e papritur të operacioneve të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese Mosmarrëveshjet pronësore dhe të biznesit nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të mediave”, thuhet në reagim.


