Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte në aksin kryesor rrugor të Sevasterit, duke u shkrumbuar plotësisht. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë, duke shpëtuar pa lëndime.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat arritën të vendosin nën kontroll flakët që përfshinë automjetin dhe rrezikonin përhapjen në zonën përreth.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në mjet, por autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e incidentit.