“Safe Journalists Albania” i bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore dhe kompanisë ‘KAYO’ që të zbatojnë menjëherë vendimin e Gjykatës, në mënyrë që të lejojnë gazetarët dhe stafin e medias të hyjnë nga hyrja alternative e godinës së Panorama Group dhe të kenë qasje në pajisjet e tyre.
Situata mbetet e njëjtë edhe sot, me vendimin e Gjykatës së Tiranës të datës 12 gusht ende të pazbatuar plotësisht, thuhet në postimin e “Safe Journalist Albania” në Facebook.
Postimi i plotë
Situata mbetet e njëjtë edhe sot, me vendimin e Gjykatës së Tiranës të datës 12 gusht ende të pazbatuar plotësisht. Hyrja në godinën e Panorama Group raportohet se vazhdon të jetë e bllokuar, dhe gazetarëve e stafit të medias nuk u lejohet të hyjnë nga hyrja alternative dhe të kenë qasje në pajisjet e tyre.
U bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore dhe kompanisë KAYO të zbatojnë menjëherë dhe plotësisht vendimin e gjykatës, në përputhje me të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri.