Pasi gazetarët e News24 dhe Panorama Group u ndaluan të hyjnë në godinë nga kompania KAYO e forcat ushtarake, drejtori i informacionit të News24 ka kërkuar që autoritetet e pavarura shtetërore të reagojnë.
https://youtube.com/watch?v=se8BxZIyqq8%3Fsi%3DtEpLVEg_YXgHBO35
Erl Murati: Nuk ndodh në asnjë vend të BE, të botës së zhvilluar që gazetarët të rrinë para kompanisë së tyre mediatike sepse ka një konflikt administativ për pronën, kjo zgjidhet në Gjykatë. Dhe Gjykata i ka dhënë pjesërisht zgjidhje kësaj cështje.
Do ishte e udhës që autoritetet shtetërore të pavarura të reagojnë, Avokati i Popullit të reagojë. I mirëkupoj institucionet që kanë zgjedhur të heshtin, të jesh në solidaritet me viktimën kushton, shumëkush zgjedh të heshtë. Logo e News24 është prone publike, Logo e News24 edhe pse shqiptarët I kanë besuar prej vitesh tashmë, nuk bëhet fjalë për konflikt personal, por qëllimin e shtetit për të shuar zërin e News24.