Tension dhe përplasje sot në ambientet e godinave të News24 dhe Panorama, pasi gazetari dhe autori i emisionit investigativ “Vetting”, Ardian Bushi, u nxorr me forcë nga godina, ndërsa kishte hyrë për tërheqjen e mjeteve të tij të punës, në zbatim tëvendimit të Gjykatës.
Sipas deklaratave të Bushit, ai ishte futur në ambientet e redaksisë për të marrë pajisjet që i përkasin emisionit të tij, kur ndërhyrja e forcave të sigurisë ka përshkallëzuar në tension.
“Absurditeti arriti kulmin kur forcat e KAYO-s më kërkuan të isha i zhveshur brenda ambienteve të godinës,” – deklaroi Bushi, duke e cilësuar ngjarjen si poshtërim dhe cënim të dinjitetit profesional dhe njerëzor.