Gazetari Osman Stafa thotë se Policia Ushtarake po pengon hyrjen e gazetarëve në godinën e Focus Media Group për të marrë sendet e tyre personale, pasi Gjykata vendosi dje që punojësit e medias të futen në ambinetete e punës për të marrë sendet e tyre personale dhe mjetet e punës.
Por përmbaruesi shtetëror dhe policia ushtarake kanë kushtëzuar gazetarët, duke u thënë se nësë duan të hyjnë brenda të lënë telefonat e tyre jashtë.
Një kërkesë e cila sipas gazetarëve është absurde, pasi nuk bazohet në asnjë shkresë ligjore.
Për këtë arsye Osman Stafa thotë se Përmabuesi Shtetror po tallet me gazetarët.
Osman Stafa: Kjo është një provë force, një provë dhune, një provë terrori që po mundohen t’u imponohen gazetarëve të News24. Nëse deri dje nuk kishim një vendim gjkate dhe secili munt të shprehej sic donte.
Ne vijmë këtu pas vendimit të Gjykatës dhe Përmbaruesi shtetëror tallet dhe ka vendosur rregullin që çdo gazetar që hyn brenda në ndërtesë të heqë relefonin, çfarë ka ndodhur aty brenda, çfarë kërkohet të fshihet aty brenda.