Teksa kamionët e ushtrisë qëndrojnë në oborrin e medias më të madhe informative në vend, News 24, një përplasje e tensionuar ka ndodhur mes gazetarëve dhe personave që kanë marrë nën kontroll ambientet e televizionit.
Gazetarët raportojnë se, përveç pajisjeve të punës, janë konfiskuar edhe materiale personale dhe dosje të rëndësishme që lidhen me afera korruptive.
Ngjarja vjen pasi gjatë ditës, IKMT ndërhyri në ambientet e News 24, ndërsa pasdite aty mbërritën edhe kamionët e ushtrisë, të cilët, sipas akuzave, kryen plaçkitje të hapur.