Mbrëmjen e sotme policia skandali me News 24 është thelluar teksa policia ka ushtruar dhunë duke shtyrë gazetarët nga vendi për të hapur rrugë kamionëve që janë ngarkuar me materialet e punës së redaksive në Focus Media Group.
Debati i gaztarëve me efektivin:
Nuk kam komente, hapni rrugën
A jeni ju, çfarë funksioni keni? Kush ju kërkon këtu?
Policia ushtarake, hapni rrugën.
Nuk jam për komente, hapni rrugën.
Po jo pra se ti nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetutës.
Hapni rrugën. Drejtojuni institucioneve, drejtohuni ligjit.
Nuk jam për të bërë koment me ju.
A mund të na jepni informacion se çfarë ka në ato makina?
Nuk kam tagër. Drejtoju ligjit, institucioneve. Ke të drejtë të ankohesh. Po kërkoj të hapet rruga për lëvizjeën e mjeteve.
Cënohet jeta ime.
Drejtoju institucionit që vepron. Më ka ngarkuar policia ushtarake, që të hapet rruga për kamion.
Ku e ke urdhrin e ministrisë së Mbrojtjes? Je. Turp i policisë së shtetit se nuk ke ligj.
vijon…