Avokati Ilian Qeleshi ka reaguar pas aktit abuziv të kompanisë KAYO me në krye Ardi Veliun, e cila ditën e sotme ndërmori një sulm të paprecedent duke sekuestruar dosjet hetimore të gazetarëve dhe duke vënë në rrezik jetën e burimeve të informacionit.
Qeleshi në deklaratën e tij, thekson se kjo është një plaçkitje e pa imagjinueshme, pasi çdo gjë po bëhët pa procedurë dhe pa bazë ligjore. “Si avokat i ri dhe i rritur ne demokraci s’do ma merrte kurrë mendja të shikoja plaçkitje dhe sekuestrim televizioni siç po ndodh në News24. Është e paimagjinueshme që pa asnjë procedure, pa asnjë shkrese, pa u bazuar në asnjë ligj dhe norme si ligjore ashtu edhe morale, të mbyllet një televizion me polici dhe ushtri. Këto skena janë të pakonceptueshme në një shtet të së drejtës.
Shpreh besimin se herët a vonë e drejta do të fitojë dhe paligjshmëria do të dënohet”, shprehet avokat Ilian Qeleshi.