Situata në ambientet e News24 vijon të përshkallëzohet pas ndërprerjes së sinjalit dhe bllokimit të godinës nga ana e Policisë.
Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur disa persona civilë, të paidentifikuar hapin me trapan zyrat e emisionit investigativ “Tak-Fak”, duke hyrë brenda pa autorizim.
Gazetarët dhe stafi i programit raportojnë se nuk u lejuan të marrin as mjetet e punës, as sendet personale, ndërsa forcat e policisë ushtarake nuk ndërhynë për të ndaluar veprimet.
Ky veprim antiligjor vjen në vijim të tensioneve pas bllokimit të godinës së Focus Media News nga Policia e Shtetit, që ka shkaktuar ndërprerjen e transmetimeve të News24 prej tre ditësh.
Emisioni investigativ TakFak në News24, ka zbuluar skandale të shumta në vendin tonë, ndër to dhe abuzime qeveritare.