Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, në protestën para godinës së News24 ku prej 3 ditësh është fikur sinjali i transmetimit dhe gjendet e rrethuar, si edhe në reprezaljen e forcave të policisë e ushtrisë, u shpreh se kjo është fatura që pagoi televizioni për shkak se nuk pranoi të nënshtrohej.
Zhupa u shpreh se kjo është një ditë e trishtë për mediat, duke theksuar se “sot jemi më pak të lirë dhe më pak demokratikë”.
“Si kryetare e Komisiomit të Medias do të ndjek të gjitha hapat që janë të mundshme që nga kërkesa zyrtare ndaj AMA, që duhet të reagojë, duke kërkuar nga Parlamenti të mblidhet në mënyrë urgjente. Nuk bëhet fjalë për një biznes, por për fjalën e lirë”, u shpreh ajo.
Ina Zhupa: Është një nga ato raste ku nuk do të doja të isha në ambientet e News24. Gjithmonë kam ardhur sepse ka qenë një dritare e lirisë, një dritare e debatit, por sot është një ditë e trishtë për median, për lirinë, sot jemi më pak të lirë dhe demokratikë.
News24 sot nuk ka mundësi të mbrojë interesin publik, të ushtrojnë profesionin e tyre, sot nuk është e mundur që lajmi të jepet për publikun, është intresi I publikut që të ketë mundësi të shprehet.
Nuk ishte një rrufe në qiell të hapur, e dime se cfarë presioni iu bë duke iu shkatërruar element të tjetrë. Por nuk pranoi, nuk pranoi, nuk iu nënshtrua dhe mori faturën financiare, me vendosjen e policisë tek dera dhe duke mos lejuar gazetarët të ushtrojnë profesionin e tyre.
Si kryetare e Komisiomit të Medias do të ndjek të gjitha hapat që janë të mundshme që nga kërkesa zyrtare ndaj AMA, që duhet të reagojë, duke kërkuar nga Parlamenti të mblidhet në mënyrë urgjente. Nuk bëhet fjalë për një biznes, por për fjalën e lirë.
Do të jemi krah jush për t’ju mbështetur, që liria e shprehejes të fitojë dhe që News24 të vazhdojë të transmetojë për opinionin publik.