Kandidatja demokrate për deputete në qarkun Korccë për zgjedhjet e 11 Mjait, Ledina Alolli, ka reaguar në Facebook për ndërprerjen e sinjalit të News 24 dhe rrethimin e tij nga policia dhe ushtria.
Demokratja thotë se rrethimi dhe fikja e sinjalit të News 24 nga zyrtarët e pushtetit dëshmon se, pushteti s synon të shtypë hermetikisht çdo zë dhe hapësire lirie dhe informacioni.
Sipas saj mbyllja e nje mediaje degradon një shoqëri në një diktaturë të rrezikshme.
Postimi i plotë
Një televizion që i jep zë, çdo problemi dhe shqetësimi të fermerëve, njerëzve të punës në bujqësi e blegtori, bizneseve të vogla e të mëdha, të rinjve që po ikin çdo ditë e më shumë nga ky vend, ky është News 24.
Korça është qyteti më dëshmimtar i kësaj transparence dhe informimi që kryejnë gazetarët e televizionit ndër më informativët, në vend, ditë dhe natë. Sot mbyllja e tij, shuan zërin dhe shprehjen e dhjetëra mijëra shqiptarëve që nuk i pret e i dëgjon kush në zyra e institucione si ato të pushtetit vendor dhe qëndror.
Rrethimi dhe fikja e sinjalit të News 24 nga zyrtarët e pushtetit dëshmon se, pushteti i Ramës synon të shtypë hermetikisht çdo zë dhe hapësire lirie dhe informacioni. Mbyllja e nje mediaje degradon një shoqëri në një diktaturë të rrezikshme. Tashmë çdo televizion për Ramën, duhet të jetë ekran i propagandës dhe fasadës së tij.
Çdo kanal që përcjell informacion të pavarur apo aq më tepër, kundërshtues të politikave të tij, t’i fiket sinjalin që të mos transmetojë asgjë nga realiteti.
Partia Demokratike, si parti që u themelua me mision, fjalën e lirë do të qëndrojë në krah të çdo kauze të medias së lirë e të pavarur.
Ky standard kyç i shtetit të së drejtës qëndron në themel të integrimit në BE. Me mbylljen e News 24, Rama dëshmoi sërish se integrimin europian e ngriti si fasadë për manipulimin e publikut në fushatën e pseudozgjedhjeve të 11 Majit.