Një aksident rrugor ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në “Qafën e Koshovicës”, Fier.
Sipas policisë, 44-vjeçari E.S., banues në Patos, dyshohet se humbi kontrollin e automjetit, i cili doli nga rruga. Si pasojë u lënduan katër persona, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit. Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.