Petrit Alkollari, 58 vjeç, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh në gjendje kome, si pasojë e një aksidenti të rëndë në kantierin ndërtimor në Paskuqan, më 27 korrik.
Ai pësoi dëmtime të rënda në kokë, duke u futur menjëherë në reanimacion.
Sipas familjarëve, Alkollari u intubua 7 orë pas mbërritjes në spital, ndërsa ndërrimi i jetës ndodhi mbrëmjen e djeshme. Ai u varros sot.
Policia ka arrestuar inxhinierin e kantierit, Agim Spahiu, 56 vjeç, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, ndërsa hetimet pritet të thellohen për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete për këtë tragjedi.