Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të gjera me pisha dhe bimësi të dendur në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, në kufi mes Bashkisë së Patosit dhe asaj të Mallakastrës.
Në terren janë angazhuar Forcat e Armatosura, emergjencat civile dhe zjarrfikës nga disa bashki, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit po zhvillohet me ndërhyrje nga toka dhe ajri.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndoqi nga afër situatën në terren, duke theksuar se mbrojtja e jetës dhe mjedisit është prioritet absolut i Ministrisë.
Operacioni vijon me intensitet të lartë dhe koordinim ndërinstitucional, për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe zonën përreth.
Forcat dhe mjetet në terren:
• 2 zjarrfikëse të FA
• 3 nga Bashkia Patos
• 1 nga Bashkia Mallakastër
• 1 nga Bashkia Lushnjë
• 1 nga Bashkia Fier
• 1 nga Bashkia Roskovec
• 2 mjete nga kompania Albpetrol