Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka vendosur të kërkojë gjykim të zakonshëm dhe jo të shkurtuar në çështjen ku është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Lajmin e bëri të ditur avokati i tij Kujtim Cakrani, pas përfundimit të seancës ku Metës i komunikuan akuzat.
“Do të shkojmë me gjykim normal të zakonshëm sepse është një çështje që duhet sqaruar dhe marrë fund,” tha avokati.
Ai theksoi se Meta nuk ka pasuri të fituara nga korrupsioni dhe se “mali i madh i akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, sot ka rezultuar zero”.
“Ne do të përballemi në gjykatë dhe do të kërkojmë të vërtetën ligjore. Gjatë gjithë kësaj periudhe, përfshirë edhe vitet e fundit, janë bërë kërkesa dhe verifikime të shumta dhe rezultati është i qartë, asnjë pasuri e paligjshme nga korrupsioni,” shtoi avokati Cakrani.
Ai përmendi se Ilir Meta, nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin.
“Ish-Presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i Kuvendit ka zero korrupsion dhe zero pasuri të vendosur nga korrupsioni. Mali i madh i akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, sot ka rezultuar zero”, tha avokati.