Një aksident tragjik është regjistruar paraditen e së dielës në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor është përmbysur duke i marrë jetën drejtuesit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, kur shtetasi H. L., rreth 75 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e zetorit, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë, mjeti e ka zënë poshtë të moshuarin, i cili ka humbur jetën në vend.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë.