Të paktën gjashtë palestinezë të tjerë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, tha ost Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, ministria konfirmoi se numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë vdekur nga uria tani është rritur në 175, përfshirë 93 fëmijë.
Qasja në ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore mbetet shumë e kufizuar në enklavë për shkak të një bllokade të vazhdueshme izraelite dhe shpërndarjes së dobët të ndihmës nga Fondacioni kontrovers Humanitar i Gazës.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka kryer një ofensivë brutale në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë më shumë se 60,400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.