Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për 26-vjeçarin me iniciale E.Z, i cili ditën e djeshme përplasi me makinë një të mitur 5 vjeç.
Mësohet se aksidenti ndodhi dje në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku 26-vjeçari duke drejtuar automjetin aksidentoi një fëmijë 5 vjeç, i cili po merr mjekim dhe jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë- Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Z., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç, i cili po merr mjekim dhe jashtë rrezikut për jetën.