Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht të njësisë administrative Zerqan, në Bulqizë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Rasim Lika, 67 vjeç, i cili po drejtonte një mjet bujqësor në momentin e ngjarjes. Dyshohet se ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, i cili më pas ka dalë nga rruga.
Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga aksidenti.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.