Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në Liqenin e Shkodrës, ku është gjetur pa shenja jete një 26-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, trupi i të riut I. L., u pikas nga peshkatarët rreth orës 18:40, ndërsa paraprakisht raportohet se nuk ka pasur shenja dhune.
“Rreth orës 18:40, është marrë njoftim nga Salla e DRKM Shkodër se në ujërat e Liqenit të Shkodrës është gjetur nga peshkatarët trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit I. L., 26 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni,” – thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.