Zjarri në zonën e Kalasës po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke krijuar një situatë serioze në afërsi të banesave.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në operacion janë angazhuar:
– Zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës,
– Efektivë të Forcave të Armatosura,
– Zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile,
– Si dhe një helikopter Black Hawk për ndërhyrje nga ajri.
Në terren ndodhen edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, të cilët po ndjekin nga afër përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll dhe për të mbrojtur jetën e banorëve.
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë të shtuar dhe bashkëpunim me forcat në terren. Operacioni vijon në kushte të vështira për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike.