Policia e Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut për të identifikuar rastet e ndotjes akustike, sidomos në zonat turistike ku zhvillohen aktivitete me muzikë të lartë.
Gjatë një kontrolli të ushtruar më 26 korrik 2025, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi konstatuan se një beach bar po tejkalonte nivelin e lejuar të zhurmës.
Si rezultat, administratori i subjektit, shtetasi E. P., u gjobit me 200 000 lekë për prishje të qetësisë publike.
Policia e Vlorës apelon ndaj të gjithë bizneseve që të respektojnë kufijtë ligjorë të zhurmës dhe oraret e lejuara për përdorimin e muzikës, në të kundërt do të përballen me masa administrative.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë/Kontrolle në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin dhe evidentimin e ndotjes akustike.
Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, në një beach bar në Dhërmi, gjobitet me 200 000 lekë administratori i subjektit.
Në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe për mbrojtjen nga ndotja akustike në zonat turistike, strukturat e DVP Vlorë kanë intensifikuar në gjithë qarkun, monitorimet në subjektet që zhvillojnë veprimtari me muzikë të lartë.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, më datë 26.07.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në një beach bar, në Dhërmi, konstatuan se niveli i muzikës i tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj. Në përfundim, ndaj administratorit të këtij subjekti, shtetasit E. P., u vendos masë administrative me vlerë 200 000 lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë i bën thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që të respektojnë nivelin dhe orarin e lejuar për muzikën që gjenerojnë nga aktivitetet në subjektet e tyre.