Policia e Shtetit ka intensifikuar monitorimin në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, për të garantuar sigurinë në hapësirat detare, liqenore dhe lumore të vendit.
Gjatë javës së fundit, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare kanë ushtruar kontrolle të shtuara në zonën nga Ksamili në Velipojë dhe në gjithë vijën ujore, me fokus në identifikimin e shkeljeve të perimetrit të sigurisë dhe përdorimit të mjeteve pa dokumentacion të rregullt.
Si rezultat, janë kontrolluar 452 mjete lundruese, prej të cilave 33 janë bllokuar për shkelje të ndryshme, përfshirë:
• Lëvizje brenda perimetrit të sigurisë,
• Ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara,
• Mungesë dokumentacioni të rregullt.
Nga mjetet e bllokuara rezultojnë:
• 19 jet ski,
• 8 skafe,
• 3 gomone,
• 3 varka metalike me motor uji të instaluar.
8 mjete u konstatuan duke lundruar brenda zonave të ndaluara për pushuesit, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Drejtuesit u ndëshkuan me gjoba administrative prej 100,000 lekësh secili.
Ndërkohë, në 4 raste të veçanta, Policia Kufitare ndërhyri për të shpëtuar 9 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) që ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre.
https://www.facebook.com/share/v/16w6e4ucxz/?mibextid=wwXIfr