Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 21-vjeçarin Mariglen Bajrami, pas një denoncimi të bërë nga ish-kandidatja për deputete e PD-së në këtë qytet, Matilda Qurku, e cila akuzon të riun për kërcënime me thikë ndaj familjarëve të saj.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu akuzohet për kanosje, shkatërrim prone dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Nga hetimet paraprake dyshohet se Bajrami ka kërcënuar me thikë shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me makinë duke i dëmtuar automjetin.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Sarandës dhe pamjet e incidentit janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga i riu dhe vijon punën për kapjen e tij si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi:
Kanosi me thikë një shtetas dhe e ndoqi me makinë, duke i dëmtuar edhe automjetin, shpallet në kërkim 21-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin M. B., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen nr. 3, Sarandë. Pamje të kësaj ngjarjeje janë bërë publike edhe në rrjetet sociale.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
MA REDAKTO PERPUNO SI LAJM