Policia e Lezhës ka arrestuar një 55-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Gurra” të qytetit, ndërsa sipas policisë akti është kryer brenda në banesë.
Rasti është referuar menjëherë në Prokurorinë e Lezhës, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen ligjore.