Ministria e Financave ka propozuar një reformë të rëndësishme fiskale që prek direkt çdo qytetar që regjistron një pronë.
Çmimet referuese për pasuritë e paluajtshme, në të gjitha bashkitë përveç Tiranës, pritet të ndryshojnë ndjeshëm. Si rrjedhojë, edhe taksa vjetore mbi ndërtesën do të rritet për pjesën dërrmuese të pronarëve në masë të ndjeshme, nga 50 deri në 200 për qind. Çmimet referuese përdoren si bazë për vlerësimin e pronës — jo vetëm për shitblerje, por edhe për përcaktimin e taksave. Me rritjen e tyre, vlera e pasurisë ulet, por taksat s’përjashtohen.
Mund të thuhet se çdo përqindje rritje referuese përkthehet automatikisht në rritje të taksës së ndërtesës, e cila për apartamentet është e vendosur në shkallë kombëtare 0.05/ %, me mundësi devijimi deri ±30/ % nga Këshilli Bashkiak. Për shembull, në Vlorë, çmimi aktual referues është 61,800 lekë/m². Për një apartament 90/ m², kjo i jep pronarit një detyrim vjetor takse prej rreth 2,781 lekësh. Por për zonën e parë, çmimi i ri i propozuar rritet në 98,000/ lekë/m². Kjo do të çojë vlerën e pronës në 8,820,000 lekë, dhe detyrimi taksë shkon në 4,410 lekë. Rritja efektive është 1,629 lekë në vit – rreth 58.6/ % më shumë.
ZONAT ME RRITJET MË TË MËDHA
Në qarkun e Durrësit rekomandohen çmime shumëfish më të larta për zonat bregdetare. Për zonën e Portit (zona kadastrale nr./ 13), çmimi referues arrin 200,000/ lekë/ m² — nga 67,500 lekë më parë — një rritje prej afro 200/ %. Nëse një ndërtim rezidencial zë 100,000/ m², taksa e ndikimit në infrastrukturë (8/ %) nga 540 milionë lekë arrin në 1.6 miliardë — një rritje prej 196/ % në detyrim fiskal për ndërtuesit. Zonat e Himarës e Sarandës nuk mbeten pas: referencat atje rriten nga 58,000 dhe 60,000 lekë/m² në zona të tjera deri në 140,000 lekë/m² — për Himarën rritja shkon deri në 78–79/ % në disa zona, e njëjta prirje në Sazan, ku çmimi i propozuar është 200,000 lekë/m², me një ngritje deri në 223/ % krahasuar me referencën e fundit. Edhe për bizneset dhe zhvilluesit, ndikimi është i ndjeshëm.
Në Tiranë, pas rritjes së referencave të shpërndara në gusht 2023 (nga +5/ % deri në +76/ %), mbledhjet nga taksa e ndikimit arritën në 14.3 miliardë lekë në vitin 2024, nga 9.3 miliardë në vitin 2023 — një rritje prej 53 për qind. Shkaktari kryesor: çmimet referuese e sipërfaqet e mira ndërtimore. Në qarqe të tjera bregdetare, ndërtimet intensive për turistë dhe investitorë ndërkombëtarë kanë rritur kërkesën dhe çmimet e tregut.
TAKSA E PRONES, SHEMBUJ
VLORË
Apartament: 90 m² në zonën qendrore
Çmimi aktual referues: 61,800 lekë/m²
Çmimi i ri referues: 98,000 lekë/m²
Taksa aktuale: ~2,781 lekë/vit
Taksa e re: ~4,410 lekë/vit
Rritje: +58.6%
DURRËS – ZONA E PORTIT
Apartament: 100 m² pranë Portit
Çmimi aktual referues: 67,500 lekë/m²
Çmimi i ri referues: 200,000 lekë/m²
Taksa aktuale: ~3,375 lekë/vit
Taksa e re: ~10,000 lekë/vit
Rritje: +196%
HIMARË
Apartament: 75 m² pranë bregut
Çmimi aktual referues: 58,000 lekë/m²
Çmimi i ri referues: 120,000 lekë/m²
Taksa aktuale: ~2,175 lekë/vit
Taksa e re: ~4,500 lekë/vit
Rritje: +107%
Apartament: 85 m² në qytet
Çmimi aktual referues: 47,000 lekë/m²
Çmimi i ri referues: 60,000 lekë/m²
Taksa aktuale: ~1,997 lekë/vit
Taksa e re: ~2,550 lekë/vit
Rritje: +28%
/Gazeta Panorama